Colilen IBS
Colilen IBS është një produkt për trajtimin e sindromës së zorrëve te irrituara, një gjendje që manifestohet me intensitet të ndryshëm përmes simptomave të shumta, të ndryshueshme nga personi në person.
INDIKACIONET:
Colilen IBS është i treguar për trajtimin e sindromës së zorrëve te irrituara, e karakterizuar nga dhimbje, fryrje, shtrëngim dhe shqetësime abdominale, të shoqëruara ose jo me ndryshime në pamjen e jashtëqitjes dhe me parregullsi intestinale (kapsllëk, diarre ose alternim të të dyjave).
Për shkak të mekanizmit të tij mbrojtës, Colilen IBS gradualisht zvogëlon shqetësimet intestinale dhe, në varësi të intensitetit të shqetësimit, rekomandohet vazhdimi i trajtimit nga 2 në 6 javë dhe përsëritja e tij në rast të paraqitjes së simptomave të para.
Menyra e perdorimit:
Rekomandohen te merren 2 kapsula tri here ne dite,larg ose perpara ushqimit